Pacolli reagon për ‘dramën’ e titrave të Top Channel: Ka disa fjalë për kritikët

Pacolli reagon për ‘dramën’ e titrave të Top Channel: Ka disa fjalë për kritikët

11:08, 24/05/2023

Kryetari i partisë Aleanca Kosova e Re, Behgjet Pacolli, ka reaguar në lidhje me rastin e fundit të vendosjes së titrave shqip nga Top Channel për filmin nga Kosova.

Pacolli, përmes një shkrimi të publikuar në Facebook, ka thënë se kritikët që flasin për këtë çështje me ton negativ, duhet ta kuptojnë avancimin në sektorin televiziv para se të dalin në përfundime.

Ai përmendi edhe kategoritë me nevoja të veçanta që nuk mund të dëgjojnë, kjo sipas tij është një metodë e mirë për t’i përfshirë dhe se një gjë e tillë ka ndodhur kudo në televizionet e shoqërive të zhvilluara.

“Më befasoi një artikull në Indeksonline… “Top Chanal i vendos titra ne shqip filmit nga Kosova” i cili flet për kundërshtimet e disa kritikëve kosovarë ndaj Top Chanal qe ka nëntitruar në shqip filmin “Rushe”. Me falni ju kritik per nderhyrjen por, unë mendoj se Top Chanal edhe në këtë rast avancon me ide në sektorin televiziv, për të transmetuar programe edhe për ata që nuk degjojnë. Mos harroni se shumica e atyre qe kanë probleme me dëgjimin në Shqipëri e kuptojnë më mirë dialiktin e toskërishtës. Diçka e ngjashme ndodh kudo në televizionet shoqërive të zhvilluara”, ka shkruar Pacolli.

Dje është raportuar se Top Channel, ka vendosur titra shqip në filmin nga Kosova ‘Rrushe’, ndaj kjo ka sjellë reagime të shumta nga mediat në Kosovë, si dhe opinonistë të ndryshëm, duke e konsideruar si paragjykim për mënyra e komunikimit të kosovarëve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco