Në prag të jetësimit, ‘ushtarët’ e Fondit Sovran bëhen bashkë

Në prag të jetësimit, ‘ushtarët’ e Fondit Sovran bëhen bashkë

23:42, 19/05/2023

Një nga kontribuesit për hartimin e konceptit të Fondit Sovran, Besnik Pula ka njoftuar se puna është finalizuar, përcjell Syri net Kosova.

Pula ka thënë se është bërë një punë e jashtëzakonshme dhe ka falendëruar të gjithë ata që kanë dhënë kontribut, që nga tetori 2021 deri më tani.

Postimi i plotë:

Me grupin e mrekullueshëm që hartoi projektligjin dhe solli në prag të jetësimit Fondin Sovran të Republikës së Kosovës.

Mungojnë Getoar Mjeku dhe Emanuel Bajra.

Nuk mund të mos përmend Arta Hoxha, Tea Blakaj Hoxha dhe Edison Jakurti që bashkë me Emanuelin ia dhanë konturat Fondit Sovran në Grupin që hartoi koncept dokumentin në bazë të të cilit u shkrua ligji. Rrugëtimi që filloi më tetor 2021 arrin afër finishit të parë falë një pune të jashtëzakonshme ekipore e me dedikim shembullor. Edhe shumë punë na presin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco