Zhduket një e mitur nga Prizreni

Zhduket një e mitur nga Prizreni

09:47, 14/05/2023

Një vajzë gjatë së shtunës mbrëma, e ka raportuar të zhdukur në Policinë e Kosovës motrën e saj të mitur.

Ajo zyrtarëve policorë iu ka thënë se motra e saj ka dalë nga shtëpia e cila gjendet në rrugën “Jusuf Gërvalla” në Prizren, dhe më nuk dihet vendndodhja e saj.

Policia në raportin 24-orësh ka bërë të ditur se me këtë rast është konsultuar prokurori i shtetit, si dhe po vazhdojnë ende hetimet.

“Rr. Jusuf Gërvalla, Prizren  13.05.2023 – 22:37. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se në kohen e cekur ka dalë nga shtëpia motra e saj e mitur, viktima femër kosovare dhe nga ajo kohë nuk dihet vendndodhja e saj. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në njoftimin e PK-së.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco