Vetëm katër zyrtarë kontrollojnë cilësinë e ilaçeve!

Vetëm katër zyrtarë kontrollojnë cilësinë e ilaçeve!

21:00, 12/05/2023

Laboratori i Kontrollit të Cilësisë në kuadër të Agjencisë së Kosovës për Produkte dhe Pajisje Medicinale ka vetëm katër zyrtarë që bëjnë kontrollimin e cilësisë së barnave, të cilat futen në tregun kosovar dhe që janë të regjistruar në këtë agjenci.

Sipas drejtuesit të këtij laboratori, Lutfi Milaku, në 2012 ishin 14 zyrtarë të tillë të profileve profesionale, si farmacistë, kimistë, mikrobiologë, por që asnjëherë deri më tani ky numër nuk është zëvendësuar.

Milaku theksoi se numri prej katër vetash siç është aktualisht është tejet minimal, krahasuar me vendet e rajonit si, Kroacia që ka 50 zyrtarë dhe Shqipëria 20.

Kësisoj numri i mostrave që janë analizuar sipas planit të rregullt në 2022 nuk është as 100, pra janë analizuar vetëm 65 sosh. E, përgjatë pesëmujorit të këtij viti janë analizuar diku rreth 30 mostra, përgjatë kësaj jave janë duke u analizuar dy lloj ilaçesh sa i përket kontrollit të cilësisë.

Nga ky institucion thonë se ka pak raportime sa i përket dyshimeve në kualitetin e ilaçeve, apo të ndonjë efekti anësor.

Laboratori i Kontrollit të Cilësisë në AKPPM nuk asnjë teknik-laborant, derisa stafit aktual nuk iu njihet rrezikshmëria në punë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco