Ky është raporti mbi gjenerimin e mbeturinave komunale në Kosovë

Ky është raporti mbi gjenerimin e mbeturinave komunale në Kosovë

12:45, 12/05/2023

Prej 35 komunave që kanë raportuar mbi menaxhimin e mbeturinave për vitin 2021, është siguruar një bazë e mirë e të dhënave per vleresimin e gjendjes.

Pas verifikimit dhe analizimit të këtyre të dhënave janë nxjerrë rezultate reprezentative të pasqyrimit të nivelit të gjenerimit të mbeturinave komunale sipas komunave dhe në nivel vendi për vitin 2021.

Sasia e mbeturinave të grumbulluara për vitin 2021 është rreth 469,390.00 ton. Duke u bazuar ne numrin e banorëve të shërbyer, është llogaritur norma e gjenerimit të mbeturinave komunale për kokë banori në ditë dhe në vit. Gjenererimi i mbeturinave kokë banori në nivel nacional është vlerësuar 0.69 kg/banor/ditë, respektivisht 251.16 kg/banorë/vit.

Për me shume informata dhe të dhëna për menaxhimin e mbeturinave komunale në Kosovë shihni Raportin e mbeturinave komunale ne ueb faqen e AMMK

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco