Gazetari pro Kurtit s'përmbahet, Lajçakun e quan 'pit bull të Vuçiçit'

Gazetari pro Kurtit s'përmbahet, Lajçakun e quan 'pit bull të Vuçiçit'

13:24, 11/05/2023

Gëzim Mekuli, gazetari pro Kurtit dhe Vetëvendosjes, ka reaguar ashpër ndaj emisarit të BE, Miroslav Lajçak, shkruan Syri.net Kosova

Për shkak të qëndrimit të Lajçak se ura e Ibrit nuk mund të rihapej pa dialog dhe pa pasur pajtim nga të dy palët, Mekuli e quajti Lajçakun “pit bulli” i Serbisë e i Vuçiqit.

“Të lumtë “Pit Bulli” i Vuçiqit”, shkruan ai.

Por, Mekuli nuk ndalet vetëm te Lajçaku.

Ai shpreh frustrim edhe me televizione, portale dhe analistë shqiptarë.

“Shumë “Pit Bulla” kishte Serbia bre.”

“Ham, ham, ham, ham!” - ka vazhduar tutje ai.

Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, pas takimit me kryetarin e Mitrovicës, Bedri Hamzën, foli për çështjen e rihapjes së Urës së Ibrit.

Me ç’rast tha se ura nuk mund të rihapet me pajtim vetëm të njërës palë, por vetëm kur të pajtohen të dyja palët.

Lajçak, pas takimit me kryetarin e Mitrovicës, Bedri Hamza, u takua me përfaqësues serbë të shoqërisë civile në “Shtëpinë e Bashkimit Evropian”.

Për t'u takuar me këta të fundit, diplomati evropian në këmbë ka kaluar urën e Ibrit, e cila serish është bërë temë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco