'Ta thyen këmbën, e ta jep një shkop për t'u mbajtur', Hoti kritikon Kurtin për menaxhimin e parasë publike

'Ta thyen këmbën, e ta jep një shkop për t'u mbajtur', Hoti kritikon Kurtin për menaxhimin e parasë publike

13:06, 27/04/2023

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, e ka bërë një status në profilin e tij në Facebook, në të cilin ka shkruar për menaxhimin e parasë publike nga ana e Qeverisë Kurti.

Hoti e ka cilësuar një gjë të tillë (sic!) si “në kohën e socializmit”, përcjell Syri.net Kosova

“Në atë sistem, qeveria ta thyente këmbën, e mandej ta jepte një shkop për t’u mbajtur. Kjo e përshkruan në mënyrën më të saktë punën e kësaj qeverie”, thotë Hoti.

Sipas tij, bizneseve ua ka bllokuar projektet kapitale, duke i humbur 500 milion euro nga ekonomia e vendit, por pastaj i ka ndihmuar me ligjin për indeksim të kontratave për investime kapitale.

Ndërkohë, për qytetarët e ka shtrenjtuar energjinë elektrike dy herë duke i subencionuar pastaj shpenzimet e energjisë.

“Kjo qasje e shpenzimeve publike është socialiste, sepse njerëzit po varfërohen dhe po bëhen të varur nga shteti”, shkruan Hoti.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco