Dita e të pagjeturve e përvjetori i masakrës në Meje, krerët opozitarë: Një prej ditëve më të rënda për shoqërinë tonë

Dita e të pagjeturve e përvjetori i masakrës në Meje, krerët opozitarë: Një prej ditëve më të rënda për shoqërinë tonë

12:58, 27/04/2023

Krerët e opozitës kanë reaguar sot me rastin e Ditës kombëtare të të pagjeturve dhe 24 vjetorit të Masakrës së Mejës, ku nga forcat serbe u vranë qindra shqiptarë.

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi tha se sot, në një prej ditëve më të dhembshme për shoqërinë tonë.

“…Bëmë homazhe te Memoriali i Personave të Pagjetur në Prishtinë. Kjo ditë, edhe sot, gati 24 vjet pas përfundimit të luftës, mban të hapur plagët e qindra familjeve kosovare të cilat ende nuk dinë asgjë për fatin e më të dashurve të tyre.

1617 qytetarë të Kosovës, të të gjitha moshave e gjinive, shumica absolute civilë të pafajshëm, figurojnë akoma të zhdukur”, tha ai.

I pari i PDK-së theksoi se lufta për këto familje nuk ka mbaruar – ajo sfidon çdo ditë jetën e tyre.

“Të gjithë, me mendje e zemër jetojnë për lajmin që presin t’u vijë nga larg. Fatkeqësisht, këto thirrje dëshpëruese të nënave e baballarëve kosovarë vazhdojnë të hasin në veshin e shurdhër të shtetit serb.

Asnjë informatë, asnjë përpjekje, asnjë pendim për krimet që kanë kryer në Kosovë, përkundrazi, mohues që edhe sot po vazhdojnë të fshehin krimet.

Drejtësia është vonuar me familjet e të pagjeturve, e, uroj që kjo pritje të marrë fund shumë shpejtë. Zbardhjen e fatit të tyre dhe dënimin e përgjegjësve Kosova do ta kërkojë gjithmonë. Pa zbardhjen e fatit të qytetarit të fundit që figuron i zhdukur, Kosova nuk do të gjejë asnjëherë qetësinë e saj!”, tha ai.

Ndërkaq, kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka bërë homazhe në Kompleksin Memorial “Lëndina e pikëllimit” në Mejë.
Haradinaj tha se kjo është masakra më e madhe në Kosovë, e që ende mbesin disa persona të pagjetur.

“Me përulje nderojmë sot në vendin ku pushojnë trupat e martirëve të masakrës së Mejës. Masakra e Mejës është masakra më e madhe në Kosovë, 377 të vrarë, në mesin e tyre edhe të marr në Serbi, e po ashtu ka ende të pagjetur. Këtu pushojnë trupat e shqiptarëve të pafajshëm të të dyja besimeve në Kosovë”, tha Haradinaj

“Këtu pushojnë të gjithë ata që kishin vetëm një ëndërr, lirinë e Kosovës. Je ju jemi mirënjohës të gjithë atyre që sakrifikuan për lirinë. Mirënjohës i jemi luftëtarëve të UÇK-së. Po ashtu përulemi me respekt ndihmës që na dha bota e përparume në krye me NATO-n nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Trupat e të gjithë atyre që luftuan për liri do të pushojnë të qetë kur Kosova të anëtarësohet në NATO”, përfundoi Haradinaj. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco