Nisin punimet e rrugës 'A', me Ramën i pranishëm edhe Abdixhiku

Nisin punimet e rrugës 'A', me Ramën i pranishëm edhe Abdixhiku

12:15, 27/04/2023

Punimet për ndërtimin e rrugës A në kryeqytet, nisën sot, ku të pranishëm në këtë ngjarje, qenë kryetari i komunës së Prishtinës, Përparim Rama i shoqëruar edhe nga kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku.

Rama me këtë rast u shpreh se ky projekt madhor infrastrukturor për kryeqytetin, do e lidhë Prishtinën e re me Kalabrinë, kështu duke i dhënë fund edhe kundërmimeve nga kanalizimi i hapur.

Veç kësaj, i pari i Prishtinës tha se kjo rrugë do i japë fund edhe edhe rrezikshmërisë për fëmijët si dhe do të shkarkoj dukshëm ngarkesën e trafikut në kryeqytet.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco