Kurti: Çështja e të pagjeturëve është urgjencë, pres që të flitet në takimin e 2 majit

Kurti: Çështja e të pagjeturëve është urgjencë, pres që të flitet në takimin e 2 majit

11:30, 27/04/2023

Kryeministri Albin Kurti ka folur edhe njëherë lidhur me takimin që pritet të mbahet në Bruksel më 2 maj.

Derisa sa ka qenë i  shoqëruar edhe nga kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, Kurti ka bërë homazhe te përmendorja dedikuar personave të zhdukur me dhunë gjatë luftës.

Kurti ka thënë se në takimin e 2 majit duhet të diskutohet me urgjencë çështja e të pagjeturve.

Kjo ngase sipas tij, në aneksin për zbatimin e marrëveshjes së Ohrit saktësohet se duhet trajtim urgjent.

“Ne në aneksin për zbatimin e marrëveshjes së Ohrit kemi thënë se është urgjente çështja e të pagjeturve, pres me urgjencë të trajtohet çështja e të pagjeturve me 2 maj.Gjykimi në mungesë mundësohet tash e 4 vjet, prandaj i bëjë thirrje Prokurorisë Speciale që ato mijëra dëshmi që i kemi për krimet në Kosovë të shndërrohen e aktakuza për përgjegjësit, sikurse në Kroaci edhe në Kosovë mund të gjykohen në mungesë. Është e paarsyeshme çfarëdo vonese, se dëshmitarët po vendin e po plaken”.

Përderisa sërish ka kërkuar nga Prokuroria Special që të fillojë hetimet në mungesë të përgjegjësve të krimeve, ngase tha se dëshmitarët po plaken e madje edhe po vdesin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco