Thirrja e presidentes -  'Aleatët t’i bëjnë presion Serbisë për të respektuar marrëveshjen e Ohrit'

Thirrja e presidentes - 'Aleatët t’i bëjnë presion Serbisë për të respektuar marrëveshjen e Ohrit'

12:35, 26/04/2023

Presidentja Vjosa Osmani, pas takimit me presidentin e Maqedonisë së Veriut, Stevo Penderovski, ka thënë se votimi i Serbisë kundër anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës, është një shkelje flagrante e marrëveshjes së Ohrit dhe normave ndërkombëtare.

Osmani tha se Serbia shkeli marrëveshjen edhe kur ndërhyri në zgjedhjet komunale në katër komunat veriore të vendit.

“Sjellja e tyre të hënën në KiE, por edhe lobimi i tyre kundër votimit pro-Kosovës, e ka dëshmuar këtë shkelje flagrante, dhe natyrisht edhe ndërhyrja e tyre e paligjshme në zgjedhjet në Republikë e Kosovës, është shkelje edhe e nenit 2 të kësaj marrëveshje, edhe e normave ndërkombëtare”, tha Osmani në një konferencë të përbashkët me homologun maqedonas.

E para e shtetit i ftoi shtetet aleate që t’i bëjnë Serbisë që të zbatojë atë për të cilën është dakorduar.

“Shpresoj që miqtë dhe aleatët tanë të sigurohen që të bisedojnë gjatë kësaj periudhe, të bëjnë presion mbi Serbinë, në mënyrë që edhe ajo të respektojë obligimet që janë marrë nga ky proces, i cili mendoj se ka qenë një hap i rëndësishëm, ku Kosova trajtohen si palë të barabarta, ku Serbia e njeh sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës, që e ka kontestuar, por nëpërmjet neneve të kësaj marrëveshje, është një njohje de-facto e cila assesi nuk mund të mohohet,  nga cilido njeri që e lexon tekstin e marrëveshjes. Ajo që presim nga ndërmjetësit e BE-së dhe atyre që kanë qenë mbikëqyrës të këtij procesi, është që të kujdesen që ajo që Serbia dekorohet ta bëj, në fakt edhe të zbatohet”, deklaroi presidentja.

Ndërkohë, për takimin e 2 majit mes kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandër Vuçiq, Osmani tha se janë përgatitur për çdo pikë të diskutimit dhe se për këtë po zhvillojnë takim të  shumta.

“Më 2 maj Kosova është e përgatitur për çdo pikë. Po bëjmë takime të shumta me kryeministrin, me ministrat, me ekipet tona të cilat po punojnë në idetë që do të prezantohen”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco