Kurti shfuqizon një vendim të ish-Qeverisë Hoti për blerjen e veturave zyrtare

Kurti shfuqizon një vendim të ish-Qeverisë Hoti për blerjen e veturave zyrtare

11:11, 26/04/2023

Qeveria e Kosovës e ka shfuqizuar sot vendimin e ish-kryeministrit Avdullah Hoti për t’ua ndaluar ministrive dhe agjencive shtetërore mundësinë e blerjes së veturave zyrtare.

Në mbledhjen e sotme të kabinetit të Qeverisë Kurti, është vendosur që procedurat për blerjen e veturave për të gjitha ministritë dhe agjencitë t’i marrë përsipër Agjencia Qendrore e Prokurimit (AQP).

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka thënë se vendimi i shfuqizuar parashihte ndalimin e procedurave për blerjen e veturave zyrtare nga ministritë dhe agjencitë.

“Kemi të bëjmë me shfuqizimin e një vendimi të datës 19 tetor 2020, i cili asokohe kishte ndaluar procedurat e blerjes së veturave zyrtare nga ministritë dhe agjencitë në varësi të tyre”, ka thënë ai.“Po ashtu, bazuar edhe në vendimin që morëm pak më parë, tashmë procedurat për prokurimin e veturave janë të centralizuara në kuadër të Agjencisë Qendrore të Prokurimit, duke e bërë këtë proces edhe më efecient sa i përket kostos”, ka deklaruar Murati.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco