Shtërpcë: Hynë me forcë në shtëpi, vodhën fshesën elektrike

Shtërpcë: Hynë me forcë në shtëpi, vodhën fshesën elektrike

10:58, 26/04/2023

Policia e Kosovës njofton se gjatë ditës së djeshme në Shtërpcë janë raportuar dy raste të hyrjes me forcë brenda objekteve.

Në orët e para të mëngjesit një person ka njoftuar policinë se persona të panjohur kanë hyrë me forcë në zyrën e një kishe, dhe nga aty kanë arritur të marrin një shumë parash. Ndërkaq në ora 11:55 një femër ka raportuar se persona të panjohur me forcë kanë depërtuar brenda vilës së saj dhe nga aty kanë marr një televizor, një fshesë elektrike dhe disa enë kuzhine.

Të dyja rastet janë nën hetime.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco