Qeveria miraton rregulloren, nëpunësit civilë zëvendësohen në rast nevoje

Qeveria miraton rregulloren, nëpunësit civilë zëvendësohen në rast nevoje

10:49, 26/04/2023

Projekt-rregullorja për Zëvendësimin apo mungesën e përkohshme nga puna e nëpunësit civil është miratuar sot në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës.

Për këtë ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka thënë se mungesa e kësaj rregullore ka ndikuar në mosplotësimin e pozitave në institucione publike.

“ Në zbatim të ligjit për zyrtare publik dhe më qëllim të përcaktohet nevoja për përcaktim të procedurave për plotësim të pozitave, në rast nevojë të zëvendësimit apo mungesës së përkohshme nga puna të një nëpunësi civil, ministria e Punëve të Brendshme kërkon miratimin e rregullores.Deri më tani mungesa e përcaktimit të kësaj procedure ka pamundësuar zëvendësimin përmes procedurës së paraparë me ligj dhe në raste ka rezultuar në mosplotësimin e pozitave në institucionet publike të Kosovës. Andaj duke e marrë parasysh rëndësinë e kësaj rregullore në menaxhimin e personelit kërkojë nga ata juaj që të miratojë rregulloren në fjalë”, ka thënë ai, raporton Syri.net Kosova

Kjo projekt-rregullore ka për synim që të përcaktoje saktë sistemin, rregullat dhe procedurat për plotësim të pozitës në rast të nevojës së zëvendësimit, apo të mungesës së  përkohshme nga puna të ndonjë nëpunësi civil.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco