Bajrami: Bordi i Kek-ut dhe Qeveria janë bashkë në skandalin e energjisë

Bajrami: Bordi i Kek-ut dhe Qeveria janë bashkë në skandalin e energjisë

19:12, 25/04/2023

Deputetja e Kuvendit të Republikës së Kosovës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajra, ka kritikuar Qeverinë për mos shkarkimin e kryeshefit të Korporatës Energjetike të Kosovës, Nagip Krasniqi, i cili ndodhet në paraburgim.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Bajrami ka thënë se bordi i KEK-ut nuk po e shkarkon, e as suspendon Nagip Krasniqin, i cili ndodhet në paraburgim.

Kjo pasi që sipas saj, të gjithë janë të përfshirë në skandalin e energjisë.

“Sepse të gjithë janë bashkë në skandalin e energjisë, pëndryshe si shpjegohet kjo singergji në funksion të mbrojtjes së keqës? Partia në pushtet është shndërru në mburojë e Naigip Krasniqit i paraburgosur dhe Martin Berishajt nen hetime”, shkroi ajo.
 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco