​Szunyog takon drejtorin e Policisë, zotohen për avancim të bashkëpunimit

​Szunyog takon drejtorin e Policisë, zotohen për avancim të bashkëpunimit

19:09, 25/04/2023

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha ka takuar ambasadorin Tomáš Szunyog, shef i Zyrës së BE-së në Kosovë me bashkëpunëtorët e tij.

Policia ka njoftuar se Szunyog uroi Hoxhën për marrjen e detyrës së re si drejtor i PK-së.

“Në takim u diskutuan çështje të rëndësishme për PK-në dhe zyrën e BE-së dhe të dy palët u zotuan për avancim të mëtutjeshëm të bashkëpunimit në fusha të ndryshme me interes për Policinë e Kosovës dhe zyrën e BE-së në Kosovë”, thuhet në njoftim.


 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco