VIDEO/ Edi Rama i fton shqiptarët të shohin ekranin e SYRI TV

18:04, 25/04/2023

Kryeministri Edi Rama u ka bërë ftese publike qytetareve shqiptarë që të ndjekin ekranin e SYRI TV. Deklarata u bë gjatë një takimi elektoral në Roskovec, gjatë të cilit ai përsëriti kërcënimin antikushtetues për ndërprerjen e fondeve buxhetore në rast fitoreje të kandidateve të opozitës.

Nga SYRI TV

Kryeministri Edi Rama ka përsëritur sërish në Roskovec kërcenimin e tij antikushtetues se në rast fitoreje të kandidatëve të opozitës në zgjedhjet e 14 majit, do tu ndërpresë fondet qeveritare të cilat janë të detyrueshme me ligj.

Dukshëm i frikësuar nga kandidati i opozitës në këtë Bashki, Erdit Hazizaj, kryeministri Rama shantazhoi qytetarët me ndërprerjen e financimeve buxhetore për Roskovecin.

Gjate takimit në Roskovec, shefi i qeverisë u bëri ftesë publike qytetarëve shqiptarë që të ndjekin ekranin e SYRI TELEVIZION.

Gjate fjalës së tij, Rama nuk premtoi asgjë konkrete për qytetarët e kësaj bashkie duke i ‘kënaqur’ ata vetëm me ritmet e tallavasë së tij elektorale.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco