Plagoset një 31-vjeçar shqiptar në Hamburg, ja si ndodhi rasti

Plagoset një 31-vjeçar shqiptar në Hamburg, ja si ndodhi rasti

17:59, 25/04/2023

Një shqiptar është plagosur në orët e para të së martes në Hamburg.

Ngjarja ndodhi në një qebaptore në Reeperbahn.

Një grup prej tre personash ishin ulur brenda në lokal dhe ishin duke diskutuar.

Siç raportojnë mediat gjermane, papritmas debati kishte eskaluar dhe njëri nga të dyshuarit e kishte shkrepur armën.

31-vjeçari shqiptari u qëllua në bark, duke marrë plagë të rrezikshme për jetën.

Ai u dërgua në spitalin “St George”.

Të dyshuarit u larguan me shpejtësi nga vendi i ngjarjes me një veturë të tipit “Audi”.

Sipas mediave gjermane rasti mund të ketë lidhje me klanet e drogës brenda këtij qyteti.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco