Ish-ushtarët e FARK-ut: E kemi përgatitur në detaje luftën në Kosovë

Ish-ushtarët e FARK-ut: E kemi përgatitur në detaje luftën në Kosovë

17:52, 25/04/2023

Musa Dragaj dhe Ismet Ibishi, dy ish-ushtarë të Forcave të Armatosura të Republikës së Kosovës, kanë folur në Frontal në T7 për ish-kryekomandantin e FARK-ut, Tahir Zemaj, për të cilin pati akuza ish-ushtari i UÇK-së dhe ish-shefi i G2-shit, Halil Çadraku.

Musa Dragaj i ka quajtur “joserioze, tendencioze dhe të pasakta” pretendimet e Çadrakut.

 

“Ka shumë gjëra për t’u thënë për organizimet që kanë ndodhë asaj kohe”, tha ai. “Ajo është më së lehti t’i etiketosh dhe t’i nënvlerësosh njerëzit”.

Në lidhje me funksionimin e FARK-ut ai tha se posedon edhe dokumente.

Ndërsa Ismet Ibishi tha se FARK-u kishte përgatitur “plane operative” qysh herët.

“Ne krejt këto 8 vite, e kemi pasur të përgatitur në detaje luftën në Kosovë”, tha ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco