Vuçiq: Nëse dikush nuk e respekton integritetin tonë territorial, pse ta respektojmë ne të tijin

Vuçiq: Nëse dikush nuk e respekton integritetin tonë territorial, pse ta respektojmë ne të tijin

17:43, 25/04/2023

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, tha se në seancën e së martës të Qeverisë së Serbisë, ku është diskutuar për Kosovën, janë ndarë detyrat në sferën e politikës së jashtme.

“Kemi vendosur t’i respektojmë më shumë vendet mike ndaj Serbisë. Të kujdesemi për politikën dypalëshe dhe të mos kalojmë kufijtë e reciprocitetit. Nëse dikush nuk e respekton integritetin tonë territorial, pse ta respektojmë ne të tijin”, tha Vuçiq, transmeton Shërbimi i Ballkanit i Radios Evropa e Lirë.

Duke folur në një konferencë për media në Beograd, ai tha se Serbia është mirënjohëse ndaj vendeve që kanë votuar të hënën kundër pranimit të Kosovës në Këshillin e Evropës.

“Ne i jemi mirënjohës sidomos Hungarisë. Ata [hungarezët] kanë dëshmuar se janë miqtë më të mëdhenj të Serbisë”, tha Vuçiq.

Ai shtoi se Beogradi e ka ditur që Kosova e ka shumicën e mbështetjes në Këshillin e Evropës.

“Faleminderit Spanjës, Qipros, Rumanisë, Azerbajxhanit, Gjeorgjisë, që kanë votuar për të mbështetur Kartën e Kombeve të Bashkuara”, tha Vuçiq, duke iu referuar vendeve që kanë votuar kundër vendimit për ta dërguar kërkesën e Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës tek Asambleja e tij Parlamentare.

Beogradi i pakënaqur me votën në Këshillin e Evropës

Këshilli i Ministrave i Këshillit të Evropës vendosi më 24 prill që aplikimin e Kosovës për anëtarësim në këtë organizatë ta dorëzojë në Asamblenë Parlamentare.

Kështu nisën edhe zyrtarisht procedurat për shqyrtimin e kërkesës së Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës, e cila u dorëzua nga Kosova qysh në maj të vitit 2022.

https://reporteri.net/reklamap/www/delivery/afr.php?zoneid=18&cb=INSERT_RANDOM_NUMBER_HERE Sipas informacioneve nga Brukseli, 33 përfaqësues të vendeve anëtare të Këshillit të Evropës votuan pro vendimit, shtatë ishin kundër dhe pesë abstenuan.

Vuçiq tha se vendimi i Këshillit të Evropës për Kosovën është mbivotuar dhe se abstenimi praktikisht nënkupton votë “pro”.

Ai tha se abstenimi i Greqisë – vend i BE-së që s’e njeh pavarësinë e Kosovës – ishte i pritshëm dhe komentoi abstenimin e Ukrainës.

“Ka pasur zhgënjim. Serbia kurrë nuk ka qenë e përmbajtur ndaj integritetit territorial të Ukrainës”, tha Vuçiq.

https://reporteri.net/reklamap/www/delivery/afr.php?zoneid=19&cb=INSERT_RANDOM_NUMBER_HERE Serbia ka votuar, po ashtu, kundër Kosovës në Këshill të Evropës, edhe pse me një marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën, dy vendet janë zotuar se nuk do ta pengojnë njëra-tjetrën në proceset integruese.

Seanca e Qeverisë së Serbisë, ku temë e parë e rendit të ditës ishte Kosova, u mbajt pas zgjedhjeve të jashtëzakonshme lokale në veri të Kosovës, të cilat u zhvilluan më 23 prill.

Lista Serbe, partia më e madhe e serbëve në Kosovë, nuk mori pjesë në zgjedhjet që u zhvilluan në komunat me shumicë serbe: Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq.

Pjesëmarrja në zgjedhje ishte më pak se 4 për qind.

https://gjc.gjirafa.com/Home/IndexR?configId=5563-1&gjid=14812316&v=2.1&guid=df8a49d143b04782a0fcbc4a39eea239e8a60b7ae94b404b9107a5b7ca568afb Beogradi zyrtar e cilësoi këtë proces si “muzg të demokracisë” dhe “fitore të serbëve të pakënaqur me situatën atje”./REL/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco