Presidentja pret shefin e EULEX-it: Serbia vazhdon me ndërhyrje të paligjshme në Kosovë

Presidentja pret shefin e EULEX-it: Serbia vazhdon me ndërhyrje të paligjshme në Kosovë

17:25, 25/04/2023

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani , ka pritur sot në takim shefin e EULEX-it, Lars-Gunnar Wigemark.

Në takim u diskutua për zhvillimet e fundit në sektorin e sigurisë si dhe për bashkëpunimin me EULEX-in në suaza të mandatit aktual të këtij misioni.

Presidentja Osmani ka falënderuar EULEX-in për bashkëpunimin me Policinë e Kosovës sa i përket sigurisë përgjatë procesit zgjedhor në komunat në veri të Republikës së Kosovës.

Ajo potencoi se veprimet e Serbisë para 23 prillit si dhe në ditën e zgjedhjeve dëshmojnë ndërhyrje të paligjshme të Serbisë në zgjedhjet e Republikës së Kosovës nëpërmjet metodave të kërcënimeve e dhunës ndaj serbëve lokal në komunat veriore.

Ajo tha se një veprim i tillë është jo vetëm në kundërshtim me marrëveshjet e Brukselit, por edhe normat e aplikueshme juridike ndërkombëtare.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco