Policia arreston hajnin për vjedhjen e 'Hiltit' në Prizren

Policia arreston hajnin për vjedhjen e 'Hiltit' në Prizren

17:03, 25/04/2023

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person të dyshuar për vjedhje të rëndë, shkruan Syri.net Kosova.

Sipas njoftimit të Policisë para 5 ditë një person kishte lajmëruar se i ishte vjedhur një makinë shpuese gjatë kohës që ai ishte jashtë shtëpisë.

“Me datë 20 Prill 2023, në polici është raportuar për një “Vjedhje të rëndë” në Prizren, konkretisht ankuesi raportoi se derisa ai ishte në darkë jashtë shtëpisë persona të panjohur kanë hyrë në shtëpinë e tij dhe nga aty kanë vjedhë një makinë shpuese “ Hilt”, thuhet në njoftimin e Policisë.

I njëjti dyshohet të ketë kryer vepra të njëjta në atë lagje në mënyrën e njëjtë.

Pas intervistimit i dyshuari e ka pranuar veprën.

Me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco