Çitaku: Ky lajm do të duhej të gëzonte të gjithë qytetarët e Kosovës

Çitaku: Ky lajm do të duhej të gëzonte të gjithë qytetarët e Kosovës

17:44, 24/04/2023

Komiteti i Ministrave i Këshillit të Europës ka votuar me mbi 2/3 e votave të shteteve anëtare që t’ia përcjellë aplikimin e Kosovës në Asamblenë Parlamentare e Këshillit të Europës.

Këtë vendim e ka mirëpritur edhe nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku e cila ka thënë se për lajmin duhet të gëzoheshin të gjithë qytetarët e Kosovës, pa dallim.

“Sot Kosovës iu hap dera për anëtarësim në Këshillin e Evropës. Ky lajm do të duhej të gëzonte të gjithë qytetarët e Kosovës, pa dallim.”, ka shkruar Çitaku.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco