Selimi analizon konferencën e Vuçiqit: Duket se Marrëveshja e Ohrit ka vdekur

Selimi analizon konferencën e Vuçiqit: Duket se Marrëveshja e Ohrit ka vdekur

17:11, 24/04/2023

Ish-Ministri i Jashtëm i Kosovës, Petrit Selimi, i ka kushtuar vëmendje të veçantë konferencës për shtyp të Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ku identifikoi një sërë deklarimesh armiqësore dhe kërcënuese ndaj Kosovës. Selimi dha disa fragmente të kësaj gjuheje agresive të presidentit serb saktësisht një ditë pas mbajtjes së zgjedhjeve lokale në katër komunat të populluara me shumicë serbe në zonën veriore të Kosovës.

“Bazuar në fjalët e Vuçiqit, mendoj se Marrëveshja e Ohrit duket e vdekur: ‘kurrë s’kam prnauar asnjë marrëveshje, thjesht kam pranuar një koncept dhe gatishmërinë për të zbatuar marrëveshjet deri në një kufi të caktuar’”, përktheu Petrit Selimi fjaët e Vuçiqit.

“Vuçiq gjithashtu bëri edhe kërcënime të mbështjellura hollë ndaj Kosovës (dhe mbështetësve perëndimorë): ‘Okupimi duhet të merr fund. [Zgjedhjet] janë tabloja më e mirë e demokracisë së rreme jo vetëm të Prishtinës por edhe të mbështetësve të saj...Neve na duhet të mbajmë paqen, një ditë okupimi duhet të merr fund por ne do të zgjedhim momentm se kur”, ka vazhduar të përkthejë Selimdi.

“Vuçiq gjithashtu tradhton haptazi Marrëveshjen e Ohroit: ‘Do të votojmë kundër të ashtuquajturës Kosovë në Këshill të Evropës, Mos na mashtroni dhe gënjeni më – ky është mesazhi im i vetëm ndaj atyre që na vinë nga bota dhe Evropa’”.

“Vuçiq vazhdon të jep më shumë kërcënime: ‘Kam frikë nga një krizë më e thellë vitin tjetër, faji është te ato që kurrë s’deshën ta dëgjojnë Beogradin. Mos provoni të na mashtroni. Mjaft më me mashtrime ndaj serbëve dhe Serbisë dhe na dëgjoni çfarë po them ose kam frik se do të bëhet edhe më e vështirë për të gjithë neve”, ka thënë Vuçiq, siç e përcolli Selimi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco