Bërnabiq: Nesër do të jetë ditë e vështirë për Serbinë, pres formimin e Asociacionit

Bërnabiq: Nesër do të jetë ditë e vështirë për Serbinë, pres formimin e Asociacionit

13:50, 26/03/2023

Kryeministrja serbe, Ana Bërnabiq ka thënë se dita e nesërme në Bruksel nuk do të jetë e lehtë për presidentin Aleksandar Vuçiq dhe për shtetin e Serbisë.

Siç raportojnë mediat serbe, ajo deklaroi se pret një nënshkrim për formimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe.

“Nëse Vuçiq do të donte të lejonte kapitullimin, nuk do të kishte bërë asgjë për çështjen e Kosovës deri më sot”, tha Bërnabiq.

Nesër në Bruksel do të takohen kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiq në kuadër të procesit të dialogut Kosovë-Serbi. Në tryezën e takimit do të jetë edhe plani evropian.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco