Petkoviq nervozohet, pasi midis Beogradi u festua pavarësia e Kosovës

Petkoviq nervozohet, pasi midis Beogradi u festua pavarësia e Kosovës

13:00, 23/02/2023

Drejtori i të ashtuquajturës Zyrë Serbe për Kosovën, Petar Petkoviq, ka reaguar pasi u shënua 15 vjetori i Pavarësisë së Kosovës në Zyrën ndërlidhëse në Beograd.

Petkoviq e ka cilësuar këtë si “provokim i pastër”, raporton mediumi serb Kosovo-Online.

Ndërkaq, politikani serb citohet të ketë thënë se tubimi u organizua në sallonin e një banese private, e marrë me qira nga një zyrtar i Prishtinës, dhe sipas tij, nuk ishte festë “zyrtare”.

“Fatkeqësisht, disa si Bosko Obradoviq ishin të lumtur për atë organizim, pasi sulmuan Serbinë dhe presidentin Vuçiq. Abuzim i pastër dhe pafytyrësi nga opozita serbe dhe Prishtina. Sërish kanë detyrën e njëjtë.” – ka thënë ai.

Ndërkohë, deputeti shqiptar, Shaip Kamberi, pasditen e së mërkurës ndau disa fotografi nga ky organizim.

“Foto album nga shënimi i 15 vjetorit të Pavarësisë në Beograd. Kjo është hera e parë që nga hapja e Zyrës ndërlidhëse që shënohet Dita e pavarësisë së Kosovës në Beograd”, shkroi ai bashkëngjitur fotografive të publikuara.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco