E quajti vrasës e kriminel, Sylë Hoxha i kundërpërgjigjet Sami Kurteshit

E quajti vrasës e kriminel, Sylë Hoxha i kundërpërgjigjet Sami Kurteshit

12:12, 23/02/2023

Gjatë ditës së djeshme, Sami Kurteshi i Vetëvendosjes ditën e djeshme akuzoi ish-prokurorin Sylë hoxha duke e quajtur “vrasës” dhe “kriminel”.

Kurteshi në një studio televizive tha se Hoxha e ka vendin në burg.

“Ai është kriminel! Ai është vrasës! Dhe e ka vendin në burg,” – tha Kurteshi për RTV Dukagjinin, duke e nisur interpretimin politik të rastit Dehari.

Në lidhje me deklaratën e Kurteshit është kundërpërgjigjur ish-prokurori.

Ai tha për Insajderin se deklarata e Kurteshi është e papërgjegjshme.

“Kjo dekalratë është totalisht e papërgjegjshme dhe nëse unë do të isha vrasës e kriminel organet përgjegjëse do duhej ta kryenin këtë punë më herët me mua, Kush është ai me thënë këto fjalë, nuk e kuptoj si mundet”, tha Hoxha për Insajderin.

Më pas, ai vazhdoi duke e lidhur rastin Dehari me një rast tjetër të quajtur “Syri i Popullit”. Dhe se këto dy raste i kishte organizuar Partia Demokratike e Kosovës me Lidhjen Demokratike të Kosovës.

Provat e vetme që e dëshmonin pretendimin e tij, sipas Kurteshit, ishin deklaratat publike të eksponetëve të PDK-së e LDK-së në Kuvend e në media.

“Atë që ne kemi dyshu se rastin Dehari dhe rastin Syri i Popullit e kanë organizu PDK-ja, LDK-ja së bashku! Deklaratat publike në Kuvend të Kosovës, në media, dëshmojnë se ka qenë ndërmarrje e përbashkët kriminale kundër Lëvizjes Vetëvendosje…” – u shpreh  Kurteshi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco