Një person kërcënon dhe fyen mjekun e QKMF-së në Lipjan, policia nis hetimet

Një person kërcënon dhe fyen mjekun e QKMF-së në Lipjan, policia nis hetimet

11:19, 23/02/2023

Punonjësit shëndetësorë në shumë raste gjatë kryerjes së detyrave të tyre përballen me pacientë e familjarë të pacientëve të cilët i fyejnë e ofendojnë me fjalë të ndryshme.

Me një rast të tillë së fundi është përballur mjeku i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në komunën e Lipjanit, i cili ka kërkuar ndihmën e Policisë së Kosovës.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se mjeku ka deklaruar se është informuar nga kolegët e tij se gjatë kohës që nuk ndodhej në punë, një person është futur në ordinancë dhe ka kërcënuar mjekun në fjalë.

Sipas tij, i dyshuari është i panjohur dhe më pas është larguar që aty.

Si rezultat i denoncimit, me urdhër të prokurorit rasti është cilësuar ‘Kanosje’, teksa janë marrë të gjitha veprimet hetimore që ndihmojnë në identifikimin e personit të dyshuar dhe zbardhjen e rrethanave të rastit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco