Kapja e Ibër-Lepencit nga VV’ja dhe e Termokosit nga LDK’ja alarmon britanikët

Kapja e Ibër-Lepencit nga VV’ja dhe e Termokosit nga LDK’ja alarmon britanikët

20:42, 20/02/2023

Ambasada Britanike në Prishtinë është shprehur e shqetësuar kundër emërtimeve në dy Ndërmarrjet Publike në “Ibër Lepenc” nga Lëvizja Vetëvendosja dhe në atë të “Termokosit” nga Lidhja Demokratike e Kosovës.

Në reagimin e Ambasadës thuhet se presin nga Qeveria që të rikonfirmojnë përkushtimin e saj ndaj emërimeve.

“Aktualisht jemi të shqetësuar për situatën në lidhje me emërimet e larta në Ndërmarrjet Publike qendrore dhe lokale. Presim që Qeveria në nivel qendror dhe lokal të përgjigjet dhe të rikonfirmojë përkushtimin e saj ndaj emërimeve që e mbajnë politikën jashtë institucioneve publike”, thuhet në reagim.

Lidhur me këtë reagim të tyre, kujtojmë se Ish-kryetari i degës së Lëvizjes Vetëvendosje në Mitrovicë njëherit aktivisti i kësaj partie, Faruk Mujku është emëruar Kryeshef Ekzekutvi i Ndërmarrjes Hidroekonomike “Ibër Lepenci”.

Ndërkohë jo vetëm, edhe në Ndërrmarrjen Publike Termokos ishte vendosur Fisnik Osmani, zyrtarë i Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Me 9 shtator, në krye të Ndërrmarrjes Publike “Termokos”, u zgjodh Kryeshefi i ri Ekzekutiv. Kjo pozitë iu besua asamblisti të LDK-së në në Prishtinë, Fisnik Osmani, shkruan Insajderi.

“Pas realizimit të procedurave të përzgjedhjes (vlerësimit të dokumentacionit dhe intervistimit/poentimit), bazuar në vlerësimin e realizuar veçmas dhe të pavarur si nga Bordi i Përkohshëm i Drejtorëve, ashtu edhe nga ekipi i Ambasadës Britanike, kandidati Fisnik Osmani ka arritur rezultatin më të mirë poentues nga të gjithë kandidatët”, thuhej në njoftimin e ndërmarrjes.

Konkursi për Kryeshef Ekzekutiv të NP “Termokos” ishte shpallur me 7 korrik. Në të kishin aplikuar gjithsej 12 kandidatë sipas kësaj ndërmarrje por që besimin për ta drejtuar atë e mori asamblisti i LDK-së Fisnik Osmani.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco