Nënkryetarja e PDK-së përjeton rëndë goditjen nga VV, del sërish me sqarim

Nënkryetarja e PDK-së përjeton rëndë goditjen nga VV, del sërish me sqarim

20:39, 20/02/2023

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Artan Abrashi i ka kërkuar llogari nënkryetares së Partisë Demokratike të Kosovës për një takim me Charles McGonigal, ish-zyrtar i lartë i kundërzbulimit në FBI i cili u arrestua pasi dyshohet se ka marrë para nga një ish-punonjës i shërbimeve inteligjente shqiptare dhe për lidhjet e tij me zyrtarë të tjerë në Shqipëri.

Abrashi publikoi në Facebook dy fotografi, ku Çitaku shihet në praninë e McGonigal.

Ndërkohë që, Çitaku ka dal sërish me një sqarim duke publikuar dy video dhe duke treguar se në vitin 2017 ka prezantuar para oficerëve dhe kadetëve të FBI-së.

“Video nga prezentimi im para oficerëve dhe kadetëve të FBI me 2017”, thuhet në sqarimin e saj.

Image

Derisa, Abrashi kishte kërkuar nga Çitaku që të tregojë “për lidhjet dhe takimet me këtë person”.

“Ish-ambasadorja dhe tash nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku është mirë të na njoftojë për lidhjet dhe takimet me këtë person dhe temat e diskutuara”, shkroi deputeti i LVV-së.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco