'Të përmbushen detyrimet, Lajçak: Kosova, e vonuar në formimin e Asociacionit

'Të përmbushen detyrimet, Lajçak: Kosova, e vonuar në formimin e Asociacionit

20:35, 20/02/2023

I dërguari i posaçëm i BE-së për dialogun ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, Miroslav Lajçak deklaroi se detyrimet e marra nga të dyja palët duhet të përmbushen.

Lajçak u shpreh se Bashkimi Evropian po punon për dy prioritete, ku e para është normalizimi i marrëdhënieve mes dy vendeve.

“Bashkimi Evropian aktualisht është duke punuar për dy prioritete, në mënyrë që procesi i negociatave ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës të ecë përpara. Prioriteti i parë është që të dyja palët të bien dakord për propozimin e BE-së për normalizimin e marrëdhënieve.

Së dyti, ne vazhdojmë të punojmë paralelisht që të sigurohet zbatimi i plotë dhe i menjëhershëm i të gjitha elementeve të asaj që është rënë dakord deri më tani në dialog, të cilat mbeten të vlefshme dhe të detyrueshme për të dyja palët”, theksoi ai në një intervistë për “Politico”.

Sipas tij, Kosova është e vonuar në formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

“Themelimi i Asociacionit nga Kosova është shumë i vonuar dhe ne presim që Kosova të vazhdojë menjëherë me të dhe Serbia duhet të lehtësojë kthimin e serbëve të Kosovës në institucionet e Kosovës”, nënvizoi Miroslav Lajçak.


 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco