Deputetja e AAK-së: Jeta e qytetarëve është më e vështirë tani sesa para dy vitesh

Deputetja e AAK-së: Jeta e qytetarëve është më e vështirë tani sesa para dy vitesh

19:15, 20/02/2023

Deputetja nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Albana Bytyqi tha se kjo parti ka kërkuar debat parlamentar në lidhje me dy vjetorin e fitores së Lëvizjes Vetëvendosje në zgjedhjet parlamentare.

“Kemi kërkuar debat parlamentar në lidhje me dy vjetorin e qeverisjes së Lëvizjes Vetëvendosje. Arsyeja që kemi kërkuar debat është jeta e qytetarëve të Kosovës, është duke u bërë më e vështirë për ta jetuar”, tha ajo në Tëvë1.

Sipas deputetes së AAK-së, jeta e qytetarëve është më e vështirë tani sesa që ka qenë dy vjet më parë.

“Thjesht, është më e vështirë tani, sesa para dy viteve sa është duke e qeverisë Lëvizja Vetëvendosje, ashtu si në shëndetësi, si në arsim, në ekonomi dhe në politikë të jashtme. Gjithashtu po e shohim që është e trishtueshme dhe e shumë e dhimbshme shumë të rinj dhe të reja duke pritur para ambasadave për të ikur nga vendi. Po e shohim se Kosova është edhe më e varfër sot”, tha Bytyqi.

Ndërsa, sa i përket çështjes së punësimit brenda këtyre dy viteve, Bytyqi thotë se nuk është punuar shumë, derisa shton se sa i përket platformës “Super Puna”, që janë bërë mijëra aplikime, ajo thotë se janë aplikime sa për sy e faqe.

“Ato janë aplikime sa për sy e faqe, sepse nuk ka asgjë konkrete. Ne kemi kërkuar se si po funksionin, mirëpo ajo ka qenë sa me i shty të rinjtë kishe po aplikojmë dhe nuk është asgjë. Nuk ka nisë asgjë praktike, dhe për këtë arsye kjo është një zhgënjim për të rinjtë”, shtoi ajo.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco