Kur e kishte takuar Vlora Çitakun agjentin e dyshimtë McGonigal dhe për çfarë arsye?

Kur e kishte takuar Vlora Çitakun agjentin e dyshimtë McGonigal dhe për çfarë arsye?

18:53, 20/02/2023

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Artan Abrashi pak më parë i ka kërkuar llogari nënkryetares së Partisë Demokratike të Kosovës për një takim me Charles McGonigal, ish-zyrtar i lartë i kundërzbulimit në FBI i cili u arrestua pasi dyshohet se ka marrë para nga një ish-punonjës i shërbimeve inteligjente shqiptare dhe për lidhjet e tij me zyrtarë të tjerë në Shqipëri.

Abrashi publikoi në Facebook dy fotografi, ku Çitaku shihet në praninë e McGonigal.

Ndërsa i mënjhershëm ka qenë reagimi i Çitakut.

Deputeti i VV’së i kërkon sqarim Vlora Çitakut për takimin me ish-agjentin e arrestuar të FBI, McGonial

Ajo ka sqaruar foton, duke treguar detaje se për çka ka qenë eventi dhe kush kanë qenë folësit, si dhe nderi që i është bërë Kosovës me ftesën në këso ngjarje.

Në atë kohë, viti 2017, Çitaku ka qenë ambasadore në SHBA.

“Një përpjekje qesharake e eksponentëve të VV-së për të shpërndarë mjegull. Me 4 Tetor 2017 jam ftuar zyrtarisht të flas para oficerëve dhe kadetëve të FBI për rolin e pazëvendësueshëm të SHBA-ve në luftimin e sfidave rajonale dhe globale. Folës kemi qenë unë dhe Henry Kissinger”, ka shkruar Çitaku.  

Çitaku në fund nuk e ka lënë pa e përmendur rastin e Martin Berishajt, emri i të cilit po përmendet në shumë skandale.

“Ngjashëm jam ftuar edhe në State Department, CIA etc. Ky ka qenë nderë që i është bërë Kosovës. E tash, si e keni Martinin?”, shtoi ajo.

Kush është McGonigal?

Ish-agjenti i lartë i FBI-së Charles McGonigal  po përballet me dy akuza në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, një në Nju Jork dhe një në Uashington D.C., ku në rastin e parë akuzohet se ka ndihmuar Oleg Deripaska, një oligark rus nën sanksione, me qëllim që të hiqet nga lista e biznesmenëve të sanksionuar nga qeveria e Shteteve të Bashkuara.

Akuza tjetër lidhet me 2 shqiptarë, pasi zyrtari i lartë i FBI, po hetohet për marrjen 225 mijë dollarëve nga shqiptaro-amerikani Agron Neza, ish agjent shqiptar i inteligjencës në kohën e komunizmit, dhe mosdeklarim të shumës së dollarëve, për të cilat ky i fundit pretendon se ia ka dhënë borxh.

Ndërkohë përsa i përket Shqipërisë, përkundër akuzave që opozita shqiptare ka bërë sa i takon korruptimit të Mc Gonigal nga Agron Neza biznesmen shqiptaro-amerikan (ish punonjës i inteligjencës shqiptare në kohën e komunizmit) për llogari të kryeministrit Rama, në aktakuzën e autoriteteve amerikane nuk flitet fare për korrupsion por për mosdeklarim të të ardhurave nga ish zyrtari i FBI-së.

Akuzat e Abrashit

Artan Abrashi pretendoi se Çitaku duhet të sqarohet për foton e saj me Charles McGonigal, ish-zyrtarin e lartë të kundërzbulimit në FBI, i cili u arrestua pasi dyshohet se ka marrë para nga një ish-punonjës i shërbimeve inteligjente shqiptare dhe për lidhjet e tij me zyrtarë të tjerë në Shqipëri.

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Artan Abrashi i ka kërkuar llogari nënkryetares së Partisë Demokratike të Kosovës për “lidhjet” me Charles McGonigal.

Ai publikoi dy fotografi në Facebook, ku Çitaku shihet në praninë e McGonigal. Ai po ashtu kërkoi nga Çitaku që të tregojë “për lidhjet dhe takimet me këtë person”.

Deputeti i VV’së i kërkon sqarim Vlora Çitakut për takimin me ish-agjentin e arrestuar të FBI, McGonial

“Të gjithë shqiptarët tashmë janë të njohur për ‘rastin Mcgonigal’, ish shefin e kundërzbulimit të FBI-së, dhe lidhjen që kishte me politikanët shqiptarë, por edhe me oligarkë rusë. Në debatin publik e televiziv në Shqipëri, sepse në Kosovë nuk ka pasur asnjë të tillë, kemi parë tek përmenden edhe politikanë nga Kosova. Rasti Mcgonigal nuk është çfarëdo teme por çështje që ndërthuren shumë zhvillime politike”, shkroi Abrashi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco