Zulfaj: Kurti ka ngritur nivelin e takimeve, nga niveli ku vrapohej nëpër korridore, në tavolina zyrtare

Zulfaj: Kurti ka ngritur nivelin e takimeve, nga niveli ku vrapohej nëpër korridore, në tavolina zyrtare

18:28, 20/02/2023

Jeton Zulfaj, këshilltari i kryeministrit, Albin Kurti, ka komentuar takimet e kryeministrit Albin Kurti gjatë Samitit të Sigurisë në Mynih.

Sipas tij, Kurti ka ngritur nivelin e takimeve, duke theksuar se “nga niveli ku vrapohej nëpër korridore për ti zgjatur dorën liderëve e përfaqësuesve të ndryshëm, tashmë është në tavolina zyrtare e shtetërore dhe përfaqësim dinjitoz”.

Ai gjithashtu komentoi takimin e sekretarit të Shtetit, Antony Blinken me presidentin serb, Aleksandër Vuçiq, Zulfaj tha se Blinken ka pasur shumë arsye për të takuar Vuçiqin.

“Serbia sic e dini nuk i ka vendos sanksione Rusisë dhe SHBA e mbështesin fuqishëm Ukrainën në luftë kundër agresionit rus. Dhe këtë vit në konferencë ishte temë kryesore agresioni rus në Ukrainë. Mendoj që ka shumë arsye për të takuar presidentin e Serbisë, mbështetja e popullit serb për luftën e Rusisë në Ukrainë është mbi 70 për qind, ajo (Serbia) e nuk ka sanksionuar dhe sjella e Serbisë karshi kësaj beteje është shqetësuese dhe ka pasur ti thotë shumëçka (Blinken-Vuçiqit) Serbisë”, ka shtuar Zulfaj.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco