Rohde takon gazetarët afganë: I kënaqur që po kryejnë punën e tyre përkundër shtypjes në vendlindjen e tyre

Rohde takon gazetarët afganë: I kënaqur që po kryejnë punën e tyre përkundër shtypjes në vendlindjen e tyre

20:06, 09/02/2023

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde ka takuar katër gazetarët afganë, të cilët po qëndrojnë në Kosovë në bazë të Programit të Rezidencës së Gazetarëve.

Përmes një postimi në Twitter, Rohde tha se ndihet mirë që takon gazetarët afganë Amina Omid, Nimatullah Gholami, Rafiullah Nikzad dhe Ahmed Shaker Sangi, të cilët po vazhdojnë të kryejnë punën e tyre përkundër shtypjes që përjetojnë në vendlindjen e tyre.

Ambasadori Rohde ka falenderuar AGK-në, ECPMF-në dhe Qeverinë e Kosovës për mundësimin e këtij programi, shkruan Klankosova.tv.

Kurse, Gjermania mbështet këtë program me 50 mijë euro përmes Iniciativës Hannah Arendt.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco