Presidentja Osmani nënshkruan Librin e Zisë për viktimat në Turqi e Siri

Presidentja Osmani nënshkruan Librin e Zisë për viktimat në Turqi e Siri

19:46, 09/02/2023

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka nënshkruar librin e zisë për të vdekurit nga tërmetet e njëpasnjëshme në Turqi e Siri.

Këtë presidentja Osmani e bëri te ambasada e Turqisë në Prishtinë, ku edhe shprehu ngushëllimet e saj për viktimat dhe familjet e tyre

“Ne ndajmë dhimbjen dhe ankthin nga kjo tragjedi e madhe. Shprehim ngushëllimet tona të përzemërta për familjet e viktimave në Turqi dhe Siri dhe mbështetjen tonë të patundur”, njoftoi Osmani në Twitter.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco