Dugolli: Kurti ishte i hapur me oponentët për dialogun, nuk janë fer akuzat për mostransparencë

Dugolli: Kurti ishte i hapur me oponentët për dialogun, nuk janë fer akuzat për mostransparencë

19:03, 09/02/2023

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Enver Dugolli, deklaroi se lidhur me planin franko-gjerman, kryeministri Kurti ka qenë shumë i hapur dhe i ka ftuar disa herë liderët opozitarë dhe i ka informuar në detaje, por për shkak që është kërkuar konfidencialiteti dhe të mos dënohet Kosova që po rrjedhin informata të panevojshme ose të pa-dakorduara në këtë kohë, sulmi që po i bëhet nga opozita për mos-transparencë, nuk është real dhe nuk është fer, sepse siç tha, Kurti ka thënë se ‘sa herë që të më ftoni jam i gatshëm që të vij’, por asnjëherë nuk e kanë ftuar.

Këto deklarime Dugolli i bëri për emisionin Info Magazine në Klan Kosova, pasi kolegët e tij deputetë nga opozita akuzuan kreun e ekzekutivit se ndodhen në terr informativ lidhur me çështjen e dialogut.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco