Miratohet në parim koeficienti 105 euro për pagat e sektorit publik

Miratohet në parim koeficienti 105 euro për pagat e sektorit publik

18:33, 09/02/2023

Deputetët kanë miratuar në parim ndryshimet në ligjin për ndarjet buxhetore duke i thënë “po” koeficientit në vlerë prej 105 eurosh për pagat në sektorin publik. Miratimi në parim i këtij koeficienti u bë me 63 vota për, asnjë kundër e asnjë abstenim.

Ai u miratua edhe pse pati kundërshtime nga deputetë opozitarë që kritikuan Qeverinë për paga të ulëta në këtë sektor e duke propozuar rritjen e koeficientit në të paktën 120 euro.

Debati në Kuvend u përcoll me përplasje të ashpra mes deputetëve të opozitës dhe ministrit të Financave, Hekuran Murati.

Murati ka kërkuar nga deputetët që ta miratojnë këtë ndryshim me procedura të përshpejtuara, që pagat e muajit shkurt të dalin bazuar në Ligjin për Paga.

Ndaj Ligjit të Pagave janë deponuar 18 ankesa në Institucionin e Avokatit të Popullit për ta dërguar në Gjykatë Kushtetuese.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco