Lushaku-Sadriu reagon për videon e VV-së: Populista të paaftë, kujtojeni që jeni rritë me gënjeshtra

Lushaku-Sadriu reagon për videon e VV-së: Populista të paaftë, kujtojeni që jeni rritë me gënjeshtra

17:24, 09/02/2023

Kryetarja e Forumit të Gruas së LDK-së, Jehona Lushaku, përmes një postimi në Facebook ka reaguar ndaj videos së publikuar nga VV, ku sulmohen ekonomistët e LDK-së.

Ajo VV-në e ka quajtur “Lëvizja video-vendosëse” dhe “shtëpi propaganduese”.

Lushaku iu drejtua partisë në pushtet, duke iu thënë “kujtojeni që jeni rritë me gënjeshtra”.

“Kujtojeni që jeni rritë me gënjeshtra: Shtetin e Kosovës nuk e keni pranuar e as njohur; Flamurin e Kosovës e keni quajtur ‘flamur lara lara’; Ja keni vënë flakën Kuvendit për marrëveshje të cilat sot jeni bërë gardian të tyre; Demarkacionin se përmendët dje në vizitë; Negocioni me Serbinë natë e ditë pa pikë transparencë. S’po flas asgjë për kontratat njëburimore, nepotizmin, shkeljet e Kushtetutës nga ministrat, inflacionin që e ulni rrejshëm, vendimet joligjore- dënimet që paguhen me taksat tona për keqqeverisjen e ministrive, glorifikimin e kriminelëve të luftës nga Kurti, e AFERAT milionshe të Ambasadorit me para të Beogradit, që s’keni guxim as me emër t’i drejtoheni: Martinit, pra”, ka shkruar Lushaku.

Postimi i plotë:

Lëvizja VIDEO-VENDOSËSE

Shtëpia propaganduese LVV paska vazhduar me sulme ndaj lidershipit të LDK-së duke fabrikuar dobët. Ju jeni veq populista të paaftë, e të dëmshëm për Kosovën. Këtë po e vuajnë qytetarët, s’kanë nevojë për video nga ju. Videot s’hahen!

Kujtojeni që jeni rritë me gënjeshtra: Shtetin e Kosovës nuk e keni pranuar e as njohur; Flamurin e Kosovës e keni quajtur ‘flamur lara lara’; Ja keni vënë flakën Kuvendit për marrëveshje të cilat sot jeni bërë gardian të tyre; Demarkacionin se përmendët dje në vizitë; Negocioni me Serbinë natë e ditë pa pikë transparencë. S’po flas asgjë për kontratat njëburimore, nepotizmin, shkeljet e Kushtetutës nga ministrat, inflacionin që e ulni rrejshëm, vendimet joligjore- dënimet që paguhen me taksat tona për keqqeverisjen e ministrive, glorifikimin e kriminelëve të luftës nga Kurti, e AFERAT milionshe të Ambasadorit me para të Beogradit, që s’keni guxim as me emër t’i drejtoheni: Martinit, pra.

Kjo është qeverisja juaj!

Me 51% s’dini me qeverisë!

Mashtruesë!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco