A ka lidhje tërmeti në Shqipëri me atë në Turqi? Përgjigjet sizmiologu

A ka lidhje tërmeti në Shqipëri me atë në Turqi? Përgjigjet sizmiologu

12:35, 09/02/2023

Lëkundjet e tërmetit që janë ndjerë sot në Shqipëri kanë krijuar panik te qytetarët nisur dhe nga situata e krijuar në Turqi. 

Epiqendra e tërmetit ka qenë 10 km nga Librazhdi, dhe 23 km nga Elbasani, ndërsa lëkundjet janë ndjerë dhe në Tiranë.

Sizmiologu Rrapo Ormeni,  u shpreh për Repot Tv se këto janë tërmete të zakonshme për vendin tonë dhe se nuk kanë lidhje me tërmetet që kanë rënë në Turqi.

‘Janë tërmet të zakonshme që bien në vendin tonë. Nuk kanë lidhje me tërmetet e Turqisë, janë tërmete që bien herë pas herë në vendin tonë. Kjo është një ngjarje e zakonshme. Në afërsi të Elbasanit, ka qenë një termet i cekët i zakonshëm. Unë vetë se kam ndjerë. Është tërmet i vogël nuk ka lidhje me Turqinë. As nuk shkaktojnë dëmtime. Janë në zonat aktive të vendit tonë. Janë zona që preken me shpeshtësi nga tërmetet.’- u shpreh Ormeni.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco