Bajrami plas skandalin: 3.5 milionë euro u tërhoqën nga AKP-ja jashtëligjshëm

Bajrami plas skandalin: 3.5 milionë euro u tërhoqën nga AKP-ja jashtëligjshëm

11:20, 09/02/2023

Sot Kuvendi i Kosovës po mban seancën plenare.

Në këtë seancë ka folur deputetja e LDK-së, Hykemte Bajrami, për një skandal e cila ka thënë se në dhjetor të vitit 2022 janë tërhequr 3.5 milionë euro e fondeve nga xhirollogaria e AKP-së në mënyrë të jashtëligjshme.

“Unë sot do të flas për një skandal tjetër. Për skandalin 3.5 milionë euro në Agjencinë Kosovare të Privatizimit. Ajo çfarë dimë ne me datën 30 dhjetor 2022, brenda 3 orëve, me urdhër të një gjykate e cila nuk është kompetente janë ekzekutuar 3.5 milionë euro nga xhirollogaria e mirëbesimit e fondeve të AKP-së të cilat qëndrojnë në BQK”, ka thënë Bajrami.

Ajo ka thënë se për çështje të privatizimit është kompetente vetëm dhoma e posaçme në kuadër të Gjykatës Supreme.

“3.5 milionë euro janë ekzekutuar me vendim të gjykatave të tjera që nuk janë kompetente. Ministrja e Drejtësisë e ka suspenduar një përmbarues privat me kërkesë të AKP-së për këtë rast”, ka thënë tutje ajo.

Ajo tutje ka theksuar se sipas informatave që ka, AKP ka reaguar dhe prokuroria ka arritur që t’i bllokojë 2.1 milionë euro, mirëpo fondet e AKP-së që janë disbursuar në llogaritë e gjykatësve janë 1.4 milionë euro.

“Unë kërkoj nga kryetari i Kuvendit, komisionet funksionale që sa më shpejtë të marrin informata dhe të na njoftojnë për rastin”, ka thënë tutje ajo.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco