Parlamentarët kosovarë marrin përvojë në Amerikë

Parlamentarët kosovarë marrin përvojë në Amerikë

11:17, 09/02/2023

Një delegacion nga radhët e Komisionit për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsionit, i kryesuar nga deputeti Besnik Tahiri, deputetët Driton Selmanaj, Blerta Deliu Kodra dhe Erxhan Galushi, të mbështetur nga koordinatori i këtij komisioni, Visar Krasniqi, si dhe nga Agnesa Haxhiu nga kabineti i kryetarit të Kuvendit të Kosovës, në kuadër të vizitës zyrtare në Uashington, panë nga afër praktikat më të mira të Komisionit të Etikës dhe Zyrës së Etikës.

Delegacioni realizoi vizitë në Komisionin e Etikës së Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së dhe në Zyrën e Etikës së Kongresit, me ç’rast u njohën me strukturën, mandatin, rolin e stafit, përgjegjësitë dhe sanksionet.

Po ashtu, u diskutua për rolin e Komisionit të Etikes së Dhomës së Përfaqësuesve në procesin e edukimit dhe trajnimit të personelit të Kongresit.

Në kuadër të kësaj vizite, delegacioni kosovar u takua edhe me Steve Womack, anëtar i Kongresit për Distriktin e Arkansas, Dina Titus, anëtare e Kongresit për Distriktin e Nevadas dhe  Diana DeGette, anëtare e Kongresit për Distriktin e parë të Kolorados.

Delegacioni takoi edhe ambasadorin e Republikës së Kosovës në Uashington,  Ilir Dugolli.

Gjatë qëndrimit në ShBA, delegacioni i Komisionit për Legjislacion … vizitoi edhe Divizionin e Etikës të Departamentit të Shëndetësisë dhe Shërbimeve Njerëzore, si dhe Zyrën e Etikës Qendrore si agjenci e pavarur në kuadër të degës ekzekutive të Qeverise Federale të SHBA-së.

Delegacioni përmbylli vizitën me takimet e realizuara në zyrat e NDI-së dhe USAID-it në Washington.

Kjo vizitë është mbështetur nga The House Democracy Partnership (HDP) dhe National Democacy Institute (NDI).
 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco