Përparim Rama planifikon projekte me Bashkësinë Islame

Përparim Rama planifikon projekte me Bashkësinë Islame

11:12, 09/02/2023

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Naim ef. Tërnava, ka pritur në takim kryetarin e komunës së Prishtinës, z. Përparim Rama, përcjell Syri.net Kosova.

Në fokus të këtij takimi qe diskutimi për projektet e përbashkëta ndërmjet dy institucioneve gjegjëse, Bashkësisë Islame të Kosovës dhe Komunës së Prishtinës, për të mirën e qytetarëve të Prishtinës.

Myftiu Tërnava falënderoi kryetarin Rama për bashkëpunimin e deritanishëm me BIK-un dhe shprehu gatishmërinë e tij dhe të institucionit që ai drejton për një vazhdimësi të mëtejme të këtij bashkëpunimi.
 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco