Seanca e Kuvendit nis me kritika të Krasniqit ndaj Kurtit

Seanca e Kuvendit nis me kritika të Krasniqit ndaj Kurtit

11:02, 09/02/2023

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti për mostransparencë në procesin e dialogut me Serbinë.

Në deklarimet jashtë rendit të ditës, në seancën e sotme të Kuvendit, ai ka thënë se Kurti nuk duhet të fshihet në këtë proces.

“Në raport me temën e dialogut nuk ka nevojë as të fshihet, as të mashtroj, as të luaj rolin e shtetarit dhe të tradhtarit. Për PDK mjafton që ai ta ushtron përgjegjësinë që ka si kryeministër”, ka thënë ai.

Sipas tij, për këtë proces duhet të raporton para deputetëve dhe jo të deklarohet nga restorante.

Gjithashtu, ai ka kërkua që kryeministri ta shkarkojë ambasadorin e Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco