Miratohet në Bundestag letër-qëndrimin i GP të SPD-së për anëtarësimin e Kosovës dhe fqinjve në BE

Miratohet në Bundestag letër-qëndrimin i GP të SPD-së për anëtarësimin e Kosovës dhe fqinjve në BE

10:45, 08/02/2023

Grupi parlamentar i SPD-së së Bundestagut gjerman më 7 shkurt ka miratuar dokumentin në mbështetje të Ballkanit Perëndimor në rrugën drejt Bashkimit Evropian.

Kështu ka bërë të ditur deputeti gjermano-kroat, Josip Juratoviq, anëtar i SPD-së.

Ai në një postim në Twitter shkruan se grupi parlamentar i socialdemokratëve gjermanë riafirmon objektivin e anëtarësimit të plotë në BE për Kosovën, Shqipërinë, Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut, Bosnjë e Hercegovinën dhe Serbinë.

“Akterët nacionalistë në terren kanë përfituar nga qëndrimi hezitues i BE-së, duke nxitur konfliktet etnike me qëllim që të përvetësojnë strukturat dhe burimet shtetërore dhe kështu të minojnë përparimin në demokraci dhe shtetin e së drejtës”, shkruan deputeti gjermane.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco