Kurti takohet me ambasadorin Carpenter, diskutojnë për dialogun

Kurti takohet me ambasadorin Carpenter, diskutojnë për dialogun

14:32, 07/02/2023

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është takuar me Përfaqësuesin e Përhershëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), Ambasadorin Michael Carpenter me të cilin kanë diskutuar për dialogun Kosovë – Serbi.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka takuar Përfaqësuesin e Përhershëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), Ambasadorin Michael Carpenter.

Gjatë takimit u bisedua për vazhdimin e bashkëpunimit dhe bashkërendimit ndërmjet Qeverisë së = Kosovës dhe përfaqësuesve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, si dhe OSBE-së.

Sipas njoftimit të Zyrës së Kryeministrit, në takim ka marrë pjesë edhe zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla si dhe ambasadori i ShBA-së në Kosovë, Jeff Hovenier.

Aty u diskutua për zhvillimet politike në vend dhe situatën politike në rajon.

“Duke folur për proceset dhe çështjet lidhur me dialogun ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Serbisë, si dhe temat e tjera të ndërlidhura, Kryeministri Kurti ritheksoi se Qeveria e Republikës së Kosovës është e angazhuar për dialog parimor, nga i cili duhet të përfitojnë qytetarët e të dyja vendeve”, thuhet në njoftimin e kryeministrisë.

Kryeministri Kurti tha se propozimi evropian për normalizim të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është i pranueshëm si bazë e mirë për diskutime të mëtutjeshme dhe platformë solide për të ecur përpara.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco