Kurti flet për darkën me Erdoganin

Kurti flet për darkën me Erdoganin

23:00, 03/02/2023

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti sot ka udhëtuar për një darkë punë në Turqi ku u prit nga presidentit të Republikës së Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, përcjell Syri net Kosova.

Kurti përmes një postimi në facebook ka njoftuar se në takim me Erdogan kanë biseduar për raportet miqësore dhe për thellimin e marrëdhënieve mes vendeve.

“Përgjatë takimit dhe darkës së punës biseduam për raportet tona miqësore dhe për mënyrat sesi mund t’i thellojmë e forcojmë ato. Diskutuam edhe për mundësitë e reja të bashkëpunimit në rrafshin ekonomik e tregtar dhe të sigurisë e mbrojtjes”, ka shkruar mes tjerash ai.

Postimi:

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco