Çitaku: Eksponentë të lartë të qeverisë shkarravitën në rrjete sociale kundër aleatëve

Çitaku: Eksponentë të lartë të qeverisë shkarravitën në rrjete sociale kundër aleatëve

09:50, 02/02/2023

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka theksuar se raporti me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe aleatët e tjerë duhet trajtuar me kujdes.

“Duhet treguar maturi, seriozitet dhe parashikueshmëri. Çfarëdolloj mospajtimi duhet trajtuar me diskrecionin e nevojshëm diplomatik”, ka shkruar Çitaku në “Facebook”.

Ajo ka thënë se fatkeqësisht, kanë parë edhe eksponentë të lartë të qeverisë duke shkarravitur në rrjete sociale parulla të turpshme kundër aleatëve.

“Aleancat duhen mirëmbajtur e ushqyer vazhdimisht. Tani jetojmë në epokën e ndërvarësisë dhe aleancat janë po aq të rëndësishme sa sovraniteti”, ka shkruar Çitaku.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco