'Rritje 22% e pagave të mësimdhënësve”, Nagavci zotohet edhe për shtesa në bazë të performancës

'Rritje 22% e pagave të mësimdhënësve”, Nagavci zotohet edhe për shtesa në bazë të performancës

23:27, 01/02/2023

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka thënë se përmes ligjit të ri të pagave dhe koeficientit që u bë i ditur sot, mësimdhënësve do t’u rritet paga për 22%.

Nagavci tha se me koeficientin e ri, vëmendje do iu kushtohet jo vetëm mësimdhënësve por edhe kategorive të tjera të personelit arsimor, shkruan Syri.net Kosova.

“Të vëmendshëm për të trajtuar drejtë kategoritë e personelit arsimor dhe nëpunësve tjerë publik, për herë të parë, mes plot tjerash, personeli arsimor i edukimit të hershëm, pozitat udhëheqëse në shkolla, psikologët dhe pedagogët do të marrin vëmendjen e merituar në koeficient. Askush nuk do të dëmtohet, të gjithë do të përfitojnë”, shkroi ministrja në Facebook.

Por, kjo nuk është e tëra.

Sipas Nagavcit, mësimdhënësit do të përfitojnë edhe shtesa në bazë të përformancës.

“Paga bazë është vetëm fillimi. Ligji promovon shtesat për mësimdhënës në bazë të performancës/licencimit. Ky është synimi jonë, nxitje të vazhdueshme monetare dhe jo monetare për performancë më të mirë të mësimdhënësve tanë”, tha ajo. 

Postimi i plotë:

Barazi dhe ndershmëri për pagat në mes të kategorive. Pagë bazë të dinjitetshme për mësimdhënësit tanë!

Ligji për paga promovon punën e mësimdhënësve. Rritja prej 22% e më shumë nga paga aktuale, dëshmon për përkushtimin tonë ndaj mësimdhënësve dhe përmirësimin e cilësisë në arsim.

Të vëmendshëm për të trajtuar drejtë kategoritë e personelit arsimor dhe nëpunësve tjerë publik, për herë të parë, mes plot tjerash, personeli arsimor i edukimit të hershëm, pozitat udhëheqëse në shkolla, psikologët dhe pedagogët do të marrin vëmendjen e merituar në koeficient. Askush nuk do të dëmtohet, të gjithë do të përfitojnë.

Paga bazë është vetëm fillimi. Ligji promovon shtesat për mësimdhënës në bazë të performancës/licencimit. Ky është synimi jonë, nxitje të vazhdueshme monetare dhe jo monetare për performancë më të mirë të mësimdhënësve tanë. Rritja në paga duhet të jetë shpërblyese për mësimdhënësit e mirë dhe nxitje për mësimdhënie cilësore.

Llogaridhënia do të jetë mekanizmi ynë që do të na garantojë se kjo pagë kthehet në përfitim për nxënësit tanë.

Ligji për paga është fitore për të gjithë, por në arsim vëmendjen e kemi tek cilësia. Dhe, për këtë besoj shumë në vullnetin dhe përkushtimin e të gjithë mësimdhënësve për të ofruar mësimdhënie cilësore.

Jemi së bashku në rrugëtimin tonë për një arsim më të mirë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco