Ish-kryeministri flet për sigurinë në emër të Kosovës në Kongresin Amerikan

Ish-kryeministri flet për sigurinë në emër të Kosovës në Kongresin Amerikan

18:01, 31/01/2023

Ish-kryeministri Avdullah Hoti po qëndron në Uashington bashkë me përfaqësues të tjerë të partive politike në Kosovë.

Ai thotë se sot në tryezën për çështje të sigurisë, në Kongresin Amerikan, mori fjalën, në emër të Kosovës, shkruan Syri.net Kosova.

“Në Kongresin Amerikan në tryezën për çështje të sigurisë. Në prani të kongresistëve, në dakordim me kolegët, mora fjalën në emër të Kosovës”, ka shkruar Hoti.

Deputeti i tanishëm i LDK-së thotë të ketë deklaruar se “Ballkani Perëndimor ka nevojë për: (1) përmbyllje të kornizës së sigurisë duke u integruar sa më parë në NATO dhe (2) duke u bërë pjesë e planeve për stabilitet energjetik që i ka zhvilluar BE-ja për tu pavarësuar nga furnizimi me energji nga vende agresore”.

Hoti dhe grupi që ka udhëtuar nga Kosova do të marrin pjesë në Lutjet e Mëngjesit të Kongresit Amerikan, që përvjet mbledhin politikanë nga bota.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco